Intercomm - Dyer dhe dritare nga plastika

Shkarko katalogun për dritare

GENEO nga RAU-FIPRO

Termoizolim pa kompromise

 

Efikasitet energjetik në përsosshmëri: kurseni energjinë deri në 76%*

GENEO revolucionon ndërtimin e dritareve dhe u ofron përparësi unike si asnjë sistem tjetër!

 

Dritaret- GENEO shfrytëzojnë përparësitë e materialit inovativ me fibra lidhëse RAU-FIPRO të zhvilluar nga REHAU. Materialet me fibra lidhëse përdoren qe shumë vite edhe në ndërtimin e aeroplanëve dhe në sportin Formula -1 dhe karakterizohen për stabilitetin dhe aftësinë ngarkuese të shkëlqyer. Me RAU-FIPRO tani kjo teknologji është përfshirë edhe në tregun e dritareve.

 

Dritaret „tradicionale“ për shkak të stabilitetit prodhohen me hekur. Mirëpo hekuri është nje përçues i nxehtësisë – shkaktohen ura termike, te cilat nxehtësinë më shpejtë e nxjerrin jashtë. 

 

Tek GENEO kjo është ndryshe. Thelbi i profilit nga materiali i teknologjisë se larte RAU-FIPRO i jep dritares stabilitet te madh. Ne shumicën e përdorimeve mund te hiqet dorë nga armirimi.

 

Me ketë Dirtaret- Geneo janë te pamposhtura sa i përket termoizolimit dhe për kursimin e energjisë vendosin standarde te reja – madje edhe gjate kërkesave për shtëpi pasive. Me GENEO ju mund te reduktoni humbjen tuaj te energjisë ne dritare deri ne 76%. Dhe kjo sigurisht se redukton shpenzimet tuaja për ngrohje ne mënyre te dukshme.

 

GENEO me termoizolimin unik ne asnjë mënyrë nuk bënë kompromise sa i përket mbrojtjes nga zhurma, mbrojtjes kundër vjedhjeve, komforit dhe dizajnit!

Nuk mund te merrni një vendim më të mirë dhe më të sigurt për të ardhmen.

Përparësitë tuaja ne një vështrim:

   -   Sistemi i pare i profileve te dritareve me armirim te plotë.

   -   Dritarja me efikasitetin më te lartë të energjisë në klasën e vet –  e certifikuar edhe për shtëpi pasive!

   -   Mbrojtja me e mirë ndaj zhurmës dhe ndaj vjedhjeve – përfshire efikasitetin energjetik

   -   Elemente të mëdha me pamje të holle për përfitime optimale solare te energjisë dhe arkitekturë moderne.

   -   Mundësi individuale te dizajnimit për dritare dhe dyer të ballkonit.

   -   Shumëllojshmëri e gjerë e formave, ngjyrave dhe profileve për të gjitha kërkesat

   -   Shtypje e optimuar e mbylljes gjate hapjes dhe mbylljes për komfort maksimal

   -   Mirëmbajtje dhe pastrim i lehtë përmes REHAU HDF- sipërfaqes (High-Definition-Finishing) të provuar dhe posaçërisht të lëmuar

   -   Siguri e lartë e investimit dhe qëndrueshmëri afatgjate të vlerës së patundshmërisë.

-     Kualitet i lartë i materialit dhe konstruksionit, të kontrolluar në teste të shumta të ngarkesës

Detajet Teknike:

Termoizolim Profil i dritareve:

Uf deri 0,86 W/m²K

Uf deri 0,79 W/m²K (e certifikuar për shtëpi pasive)

Thellësia:

86 mm / Sistemi-6-celula

Mbrojtja kundër vjedhjeve:

deri ne shkallen rezistuese 3

deri ne shkallen rezistuese 2 pa hekur

Mbrojtja nga zhurma:

deri ne shkallen rezistuese 5


 
*Zvogëlim i humbjes së energjisë në dritare, gjatë ndërrimit të dritareve të vjetëra nga druri/plastika të viteve 80-ta (Uf = 1,9, Ug = 3,0) me dritare nga profilet-GENEO (Uf = 0,86, Ug = 0,5, Madhësia e dritareve 123 x 148 cm)