INTERCOMM është një ndërmarrje private, e cila i ka filluar aktivitetet e saja qysh në vitin 1988. Aktivitetet kryesore të kompanisë përfshijnë prodhimin dhe montimin e dyerve, dritareve nga plastika dhe alumini si dhe përpunimin e xhamit.

Në fillim të viteve 90 ta, ,, INTERCOMM kryesisht ka qenë e përfshirë në përpunimin e xhamit.

Gjatë periudhës së pasluftës, ,, INTERCOMM i zgjeroi aktivitetet e saj, duke i ofruar tregut një asortiment të gjerë të prodhimeve, duke paraqitur vijën prodhuese të dyerve dhe dritareve plastike (PVC) dhe Aluminit.

Sektori i prodhimit është i ndarë në katër vija kryesore të prodhimit : prodhimi i dyerve dhe dritareve nga PVC-ja , prodhimi i dyerve dhe dritareve nga Alumini , prodhimi i xhamave termopan si dhe prodhimi i roletave të brendshme dhe të jashtme.

Ndërmarrja është në pronësi dhe e udhëhequr nga Selim Sejdiu, një afarist me përvojë të gjatë në sektorin privat. Ai është një afarist profesional i cili ka qenë në kompani që nga fillimi i themelimit të saj.

Lokacionet specifike të ,, INTERCOMM në vitet e para të ekzistencës, kanë qenë në Viti dhe pas lufte, lokacioni qendror i kompanisë kaloi në Rrugën Viti-Kllokot.

Për të arritur qëllimin tonë kryesor, që është përmbushja e kërkesave të konsumatorëve, ne vazhdimisht kujdesemi për përmirësimin e procesit të prodhimit. Kombinimi në mes të stafit profesional të saktë dhe makinerisë më të përsosur dhe efektive na mundëson neve që të ofrojmë prodhime me kualitet shumë të lartë.

Të gjitha prodhimet e ,,INTERCOMM ju ofrojnë kualitetin e njohur, të bazuar në vlerat e larta të materialeve që përdorim.